Remi për herë të tretë këtë edicion

142

Llapi dhe Drita kanë barazuar sërish. Në duelin hapës së javës së 23-të në Raiffaisen Superligë dy skuadrat kaltër e bardh kanë firmosur barazimin për nga një gol të realizuar.  Pikët e arkëtuara nga dy takim nuk ndryshojnë gjendjen e asnjëherës skuadër në renditjen tabelare, njofton Gazeta Sheshi.

Murati u dhuron miqve epërsinë

Vendasit e kanë nisur mirë ndeshjen duke varguar disa mundësi mjaft të mira shënimi përmes Enis Zabërgjës (8’) dhe Mërgim Boshnjakut (23’), mirëpo që hasën në rezistencë të fortë të gardianit udhëtues Betim Halimi që nuk lejoi të mposhtej.

Ndërkohë, miqtë në mundësinë e parë serioze shënojnë. Almedin Murati gjendet më së miri brenda zonës vendase, duke përfituar nga një tollovi, për ta dërguar topin drejt rrjetës së Ademini, 0-1.

Në vazhdim vendasit hidhen në aksion për të gjetur golin e barazimit dhe përkundër mundësive të treguar për Namanin dhe Zabërgjen, Halimi e mbajti të paprekur kandërkëndëshin e tij në pjesën  e parë të lojës..

Namani kthen Llapin në lojë

Duke mos patur çfarë të humbasin më, vendasit nisin fraksionin e dytë në kërkim të golit të barazimi. Futbollistët e drejtuar nga Tahir Batatina shpejtë do ta gjenin golin e baraspeshës të cilën e sjell Namani pasi shfrytëzon një top të kthyer nga Halimi për ta dërguar në rrjetën e tij, 1-1.

Edhe pas këtij goli nikoqirët nuk rreshtën së sulmuari dhe kërkuan edhe golin e dytë në ndeshje. Fillimisht përmes sulmuesit Zabërgja i cili gjuan me dinakëri, por topi shkon skaj pingules së Halimit.

Në minutat e mbetur të lojës Batatina i jep Dritën jeshile mbrojtësit Dardan Jashari për të avancuar në fazën sulmuese, dhe pikërisht ai pati dy mundësi të mira shënimi me kokë. Madje krejt në minutat shtesë goditi traversën nga afëria.

Mbyllet kështu ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dritës në barazim, i cili është i treti ndërmjet këtyre dy skuadrave këtë edicion. Me këtë pikë, Llapi ngritet në kuotën e 37 pikëve, por mbetet në pozitën e tretë, nderkohë Drita tani shkon në kuotën e 25 pikëve dhe renditet në pozitën e nëntë.

Merdarë: Llapi – Drita  1-1 (0-1)
Stadiumi: Merdarë
Shikues 250
Gjyqtar: B.Jahmurataj,  L. Muhadri, F. Abrashi,  F. Tahiri
KV: Murati, Shabani (Drita)
Shënues: Namani 53’ – Murati 32’

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kuka, Blakqori, Namani, Shabanaj, Zogiani, Zeqiri (Zeneli), Boshnjaku (Ibishi), Zabërgja. Trajner: Tahir Batatina

Drita: Halimi, Bagjuku, Hashani, Sejdiu, Tusuni, Kastrati (Kelmendi), Ajdari, Berisha, Shabani, Murati (Shaqiri), Shillova (Ramadani). Trajner: Sedat Pajaziti.

/Gazeta Sheshi/