Rekordmeni Ronaldo

139

Pasdite magjike për Cristiano Ronaldon në Santiago Bernabeu. Portugezi arriti të realizoj “poker” ndaj Celta Vigos, për të arritur në shifrën e 27 golave këtë edicion në La Liga, transmeton Gazeta Sheshi.

Falë këtyre golave, Ronaldo tejkalon edhe futbollistin e Benfica-s, Jonas, në luftën për golashënuesin më të mirë të Europës, njohur ndryshe si “Këpucën e Artë”.

Rekordet nuk kanë të ndalur për Ronaldon, që tashmë kalon legjendën e njohur Tellmo Zarra në listën golashënuesve më të mirë në La Liga, me 253 gola. Para sheh vetëm Messin që ka plot 300 gola.

/Gazeta Sheshi/