Rekordmeni i hendbollit kosovar flet për formën aktuale dhe të ardhmen personale!

Hendbollisti i KH Zhegrës, Alban Haziri është duke kaluar në një formë jetësore. Haziri në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll me Zhegrën po tregon formë tejet të lartë.

22 vjeçari në një intervistë me Gazeta “Sheshin” ka shpalosur shumë gjëra rreth karrierës së tij profesionale.

“Hendbolli është nder sportet që më pëlqen më së shumti. Kam punuar me shumë vullnet në këtë drejtim që të kem sukses. Jam shpallur dy herë golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në Hendboll, teksa aty kam arritur të thyej rekord me golat e shënuar, që ishin gjithësej 403 gola mbrenda dy sezonave. Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë, por për mua golat nuk janë edhe aq të rëndesishëm, sa është fitorja e skuadrë ku unë luaj” deklaroj fillimisht Haziri, duke vazhduar për objektivat që ka me klubin për këtë edicion:

“Synimi ynë është të arrijmë në top katërshe. Për momentin jemi në vendin e pestë në Superligë dhe jemi të kënaqur me arritjet që kemi deri tani” Haziri me tutje ka folur edhe për Përfaqësuesën e Kosovës, teksa ka ka marrë ftesë të jetë edhe si trajneri i “Dardanëve” U-18.

“Vitet e kaluara kam qenë pjesë e Përfaqësuesës së Kosovës tek grupmoshat U18,U21,U23 dhe një herë pjesë e Kosovës A. Tani në këtë muaj nuk kam qenë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet e fundit. Me kanë ftuar edhe si trajner i Përfaqësuesës U18. Besoj që në edicionet e ardhshme do të jem pjesë e Kosovës, pasi jam në një formë të shkëlqyer”, shtoi Haziri 22 vjeçari tregoj edhe për ofertat që ka pasur jashtë vendit, teksa ka folur edhe për eksperiencat e tij në disa skuadra në Evropë.

“Po kam pasur oferta edhe jashtë Kosovës, kam qenë i ftuar në Hamburg të Gjermanisë, sa isha 16 vjeçar, teksa aty pata një përvojë mjaftë të mirë. Kurse në moshën 18 vjeçar, isha në Bern të Gjermanisë ku isha për rreth një muaj në stervitje. Ndërsa në vitin e kaluar kam pasur një eksperiencë të nga një klub zviceran, Lancy Chenois në Ligën e Parë të Genevës, aty luajta për një vit radhazi. Në një nga ndeshjet e rëndësishme u shpalla lojtar i ndeshjës, ku arrita të shënoj nëntë gola”, vazhdoj Haziri, duke folur edhe synimet e tij në të ardhmen.

“Si çdo i ri që ka synime, edhe unë kam qellimet e mija jetësore. Kam përfunduar Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, jam duke vazhduar studimet master dhe në të ardhmen e shoh vetën si trajner profesional”, përfundoj Haziri.

/GazetaSheshi/