Rekorde pa fund në All Star Game, Westbrook më i miri

156

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe historia është bërë për t’u shkruar.

All Star Game i vitit 2016 do të mbahet mend gjatë pasi përpos qe ishte ndeshja e fundit në arenën e yjeve të NBA për një legjendë si Kobe Bryant, rezultoi edhe sfida me më shumë pikë të realizuara ndonjëherë në historinë e basketbollit amerikan plot 369, një rekord më vete ky. Valsi i fundit i Kobe Bryant me yjet e koshit nxori fitues skuadrën e përbërë nga më të mirët e konferencës së Perëndimit me shifrat 196-173. Tjetër humbje për të përzgjedhurit e konferencës së Lindjes e 2-ta radhazi dhe 6-ta në 8 ndeshjet e fundit. Ashtu si një vit më parë MVP-ja i mbrëmjes u shpall ylli i Oklahoma City Thunder, Rusell Westbrook edhe pse pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte Paul George i Indianës me 41 pikë gjithsej. Për të fituar cmimin e lojtarit më të vlefshëm të All Star Game për të dytin sezon radhazi, Rusell Westbrook koleksionoi në total 31 pikë 8 rebound dhe 5 asiste. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë 65-vjecare të kësaj sfide yjesh që i njëjti lojtar të shpallej dy herë rresht MVP-ja i All Star Game.

Dicka të tillë e realizoi Rusell Westbrook play-maker i Oklahoma City Thunder. Duhet të ndihet i zhgënjyer ndërkohë një tjetër yll si Paul George. Basketbollisti i Indiana Pacers barazoi rekordin e Wilt Chamberlain për kuotën më të madhe të pikëve të realizuara ndonjëherë nga një lojtar i vetëm plot 41 të tilla, por pavarësisht kësaj nuk ia doli të fitonte cmimin e MVP-së pasi Lindja u mposht me rezultat të thellë nga Perëndimi. Gjithcka e ezauruar në “Air Canada Center” të Torontos ku një biletë në radhën e parë kushtonte plot 4000 Dollarë kanadezë. Një sfidë e tillë yjesh kishte rreshtuar shumë pranë yjeve të koshit emra të mëdhenj të muzikës si Nelly Furtado e Sting. Show në “Air Canada Center” ishte i pranishëm që në momentin e këndimit të himnit kanadez nga Nelly Furtado ndërsa më pas spektakli i skenës i la gjithcka parketit. 5-shja titullare e konferencës së Perëndimit e udhëhequr nga trajneri i San Antonios, Gregg Popovich përbëhej nga Stephen Curry, Kobe Bryant, Kawhi Leonard, Kevin Durant dhe Rusell Westbrook, ndërsa në krahun tjetër skuadra e Lindjes me në krye trajnerin e Cleveland Tyronn Lue kishte si protagonistë kryesorë, Lebron James, Paul George, Dywane Wade, Kyle Lowry-in dhe Carmelo Antonhy-in.

Spektakli në mbrëmjen e All Star Games ishte prezent që nga minuta e deri në atë të fundit madje kapi kulmin kur tabela elektronike e Air Canda tregonte shifrat përfundimtare 196-173 në favor të Perëndimit. 369 pikë të realizuara në total, 48 më shumë se rekordi i vendosur sezonin e kaluar. Të gjitha dritat e “Air Canda Center” ndriconin mbi Kobe Bryant në këtë sfidë, me Black Mambën që koleksionoi 10 pikë 7 asiste dhe 6 rebound. Për yllin e Los Angeles Lakers, i cili do të tërhiqet nga basketbolli në fund të këtij sezoni kjo ishte e paraqitja e tij numër 18 në All Star, dhe për Bryant nuk kishte kënaqësi më të madhe sesa të largohej me një fitore nga ky duel yjesh. Për fat të mirë Kobe ai arriti qëllimit, pasi një legjëndë si ai meriton gjithcka. Rekordet në mbrëmjen e yjeve në Toronto ishin të shumta madje një të tillë e theu edhe Lebron James. Me 13 pikët e realizuara në këtë sfidë Mbreti James u bë basketbollisti që ka shënuar më shumë pikë në të gjithë historinë e All Star Game plot 291 të tilla. Paraqitje pozitive edhe ajo e Stephen Curry-it me 26 pikë 5 asiste dhe 6 rebound. Ky është All Star Games, kjo është magjia që të dhuron NBA.