Rekord i ri botëror i zhytjes nën akull

129

Dy eksplorues rusë kanë vënë rekordin e ri botëror për zhytjen më të thellë nën akull.

Rekordi është shënuar nga Maksim Astakhov dhe Aleksander Gubin nga Shoqëria Gjeografike e Rusisë. Vendi i zhytjes ka qenë në Detin e Bardhë, larg në veri, transmeton Koha.net.

Zhytja është bërë në 102 metra thellësi, ndërsa temperature e ujit nën akullin e prerë ka qenë -1.5 gradë Celsius.