Rekord i prodhimit dhe shitjes së verës së Kosovës në vitin 2015

111

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin verarisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi ata janë njoftuar edhe me programet mbështetëse të ministrisë për vitin 2016, ku ministri Krasniqi tregoi se sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë do të gjejë mbështetjen e Ministrisë, si përmes granteve inevstive, ashtu edhe përmes subvencioneve.

Duke parë rëndësinë e këtij sektori, Ministri tha se MBPZHR-ja në vazhdimësi e ka rritur mbështetjen financiare për prodhuesit e këtij sektori në gjithë territorin e vendit, me qëllim të shtimit të sipërfaqeve me vreshta të reja me rrush tryeze, e krahas kësaj edhe ai tha se synim kanë edhe përmirësimin e strukturës varietore, duke ndikuar kështu në stimulimin e eksportit drejt tregjeve të huaja, në veçanti tash tash pas hyrjes në fuqi të MSA-së që për verën e Kosovës e rritë kuotën e eksportit nga 2 milionë litra në 5 milionë.

Ministri Krasniqi i uroi përfaqësuesit e verarive për rekordin e prodhimit dhe shitjes së verës që është shënuar vitin e kaluar. Ai shtoi se këtë vit janë lehtësuar kriteret dhe buxheti për rrush dhe verë është rreth 4 milionë euro.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, vlerësuan lartë mbështetjen e ministrisë, gjë që ka ndikuar në rritjen cilësisë, përmirësimin e teknologjisë së prodhimit dhe kushteve tjera të punës. /KosovaPress/