Refuzuan Kosovën, as nuk falënderohen nga zviceranët

180

Mediat zvicerane me vite të tëra janë marrë me futbollistët kosovarë të Përfaqësueses së Zvicrës, duke e trajtuar temën rreth mundësisë së kalimit të tyre në Përfaqësuesen e Kosovës. Sigurisht, të shtyrë nga frika.

Mirëpo, ditëve të fundit, kur Kosova gjendej në fund të procesit të mbledhjes së futbollistëve të saj, mediat helvetike as që janë marrë me të njëjtën temë.

Sot kanë filluar të tubohen lojtarët e Zvicrës, përfshirë edhe ata me prejardhje nga Kosova, e të cilët vendosën të vazhdojnë me Zvicrën. Por, as ky vendim i lojtarëve kosovarë nga Zvicra nuk po përmendet nga mediat zvicerane, për të cilat sikur nuk ka ndodhur asgjë që ata në fund i thanë “Jo” Kosovës. As një falënderim për ta!

 

Image
Image

Image