Refugjati i Lojërave Olimpike përlot botën me fjalët e tij (VIDEO)

175

Për herë të parë në Lojërat Olimpike do të jetë një ekip që përbëhet nga refugjatët, por pa nisur ende kjo garë njëri prej tyre është në qendër të vëmendjeve të medieve më të mëdha ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për xhudistin Popole Misenga i cili u larguar nga Kongo dhe tani jeton në Brazil ndërsa në konferencën për mediat ai nuk i ka përmbajtur dot lotët teksa rrëfente largimin nga familja, dhe kohën e gjatë që ka kaluar pa i parë ata.

“Unë kam dy vëllezër, nuk i kam parë për një kohë të gjatë, e nuk mund edhe t’i kujtojë se si duken, sepse jemi larguar kur kam qenë i vogël. Nuk mund të kujtojë fytyrat e tyre. Dua të dërgojë përqafime dhe puthje për ta. Tani jam në Brazil, do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike , nëse ata më shohin në TV, kanë mundësi të shikojnë se po i bëj gjërat mirë këtu. Nëse arrij një ditë të gjejë kohë, do të ua blej biletat dhe t’i marr në Brazil, dhe kështu mund të jetojmë së bashku këtu. Nuk e kam parë familjen time për një kohë të gjatë”, tha Misenga me lot në sy.