Refugjatët i afrohen Shqipërisë

88

Sirianët e parë të mbërritur në Konicë të Janinës janë dislokuar në gjimnazin e këtij fshati.

Janë rreth 160 persona që janë strehuar në këtë ndërtesë, pasi mbrëmjen e së premtes u mirëpritën nga vendasit.

Autobusët me refugjatët sirianë kanë mbërritur rreth orës 19 të pasdites së të premtes, ndërsa në Konicë janë mirëpritur e janë përshëndetur nga kryetari i Komunës, nga udhëheqës të tjerë lokalë, por edhe nga përfaqësues të Kryqit të Kuq.

Banorët e zonës thuhet se, janë përgjigjur menjëherë me ndihma me çfarë të mundeshin, përfshi këtu ushqime e veshmbathje, teksa refugjatët janë transferuar drejt qendrës komunitare të pritjes, ku do të verifikohen të dhënat e tyre. /albeu.com/