Red Bull Salzburg – Partizan, lajm i keq për shqiptarët

187

Radio Televizioni Publik Shqiptar ka bërë transmetimin e pothuajse të gjitha sfidave të skuadrave shqiptare në Europë.

Por, tashmë është vënë në dyshim sfida e kthimit mes Red Bull Salzburg dhe Partizanit. Edhe pse u njoftua se do të transmetohej, kjo mund të anulohet.

Problemi është pala austriake, e cila ka rritur pazarin e blerjes së sinjalit, ndërkohë që RTSH është duke negociuar për një çmim të ri.

Nëse kjo gjë do të arrihet, atëherë ndeshja do të mund të shfaqet për publikun, por konfirmimi zyrtar i jep zgjidhje kësaj çështjeje.