Realizoi gol ndaj Kopenhagenit, ja si vlerësohet Ylber Ramadani

361

Ylber Ramadani i cili realizoi gol në sfidën e sotme ndaj Kopenhagenit ku skuadra e tij Velje u mund me rezultatin 2-1.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare vlerësohet me notën 7,3 nga faqja e statistikave “Sofa Score”.

RAMADANI 2

Ramadani i cili po kalon një moment të mirë në kampionatin danez është bërë vendimtar për ekipin e tij por edhe është duke i dhënë edhe një “sinjal” teknikut të Kombëtares shqiptare Edi Reja për ta grumbulluar për sfidat e eliminatoreve të Kupës së Botës 2022.