Reali zgjohet vonë

109

Real Madrid ka triumfuar në udhëtim tek skuadra e fundit në tabelë Levante, të cilën e mposhti me shifrat 1-3.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave për mbretërit me qëllimin nga penaltia në minutën 35. Vetëm tre minuta më vonë i riu Mayoral shpagoi besimin ndaj trajnerit Zinedine Zidane duke realizuar në ndeshjen e tij të tretë me skuadrën e parë.

Mirëpo, në fundin e pjesës së parë mbretërit u ndëshkuan pas një goli të Deyverson, që nuk i lë miqtë të qetë në pushimin mes dy pjesëve.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë të lojës, dy skuadrat treguan lojë inerte, gjersa ishin miqtë që gjetën rrugën e goli, përmes zëvendësuesit Isco, që vulos fitoren e Real Madrid-it, pas dy jave “agjërimi”.

Me këtë fitore Real Madrid afrohet në nëntë pikë Barcelonës, që kryeson kampionatin me një ndeshje më pak.