“Reali u mbrojt si fëmijët 10 vjeçar”

182

Steve McManamann ish-futbollisti i skuadrës së Real Madrid-it, ka qenë i ashpër në diskursin e tij, teksa mbretërit kanë pësuar në udhëtim tek skuadra gjermane Wolfsburg 2-0, në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Sheshi.

“Reali u mbrojt sikurse fëmijët 10 apo 12 vjeçar. Marcelo vrapon në fushë duke harruar ta mbulojë krahun, deri sa Ramos lë prapa sulmuesin dy metra. Normale se do shënon”, është shprehur i mllefosur McManamann.

Ish-mesfushori madrilien ka kritikuar tej mase repartin e mbrojtjes, sidomos anësorët që nuk ishin në elementin e lojës, ndërkohë për dyshen e qendrës tha se ata kanë luajtur si mos të ishin njohur fare.

Real Madrid e pret në shtëpi Wolfsburg me disavantazhin prej dy golave.

/Gazeta Sheshi/