Reali transferon lojtarin që i turpëroi (Video)

122

Jose Manuel Rodriguez, babai i Ricardo Rodriguez, ka konfirmuar se mbrojtësi i Wolfsburgut mund të transferohet në Real Madridi pas përfundimit të këtij sezoni.

Rodriguez ishte autori i golit të parë për ekipin gjerman në fitoren 2:0 ndaj Real Madridit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Të mërkurën kam takuar Florention Pérezin së bashku me Butraguenon. Ne biseduam, por jo gjërat e futbollit. A më kanë thënë diçka për djalin tim? I thanë urime, ishte një lojtar i mirë. Ndoshta me kalimin e kohës mund të shkojnë në Madrid”, ka deklaruar Jose Manuel, përcjell AS.

Reprezentuesi zviceran ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në vitin 2019. Por, Jose Manuel ka bërë të ditur se djali i tij mund të largohet nga Wolfsburgu gjatë kësaj vere.

“Djali im dëshiron të shkojë në një ekip të madh. Dëshironi të bëjë karrierë në një ekip të madh dhe Spanja do të jetë një zgjedhje e madhe,” ka theksuar ai.

https://www.youtube.com/watch?v=bYeiCAdYaEM&feature=youtu.be