Reali rikthen Moratën: Është pjesa e jona

111

Juventusi pritet që të përballet me largime të rëndësishme në fund të këtij edicioni, por njëri prej tyre mund të ndodhë pa dëshirën e klubit. Bëhet fjalë për Alvaro Moratën. Sulmuesi që ka shkëlqyer këtë edicion do të rikthehet te Reali i Madridit.

Për të konfirmuar se Reali do rikthejë Moratën ka menduar Emilio Butrageno, i cili mban postin e drejtorit të marrëdhënieve institucionale te madrilenët. “Ne e kemi ndjekur Alvaron dhe ai është pjesë e familjes sonë, familjes së Realit.

Edhe trajneri aktual i Realit ka qenë kundër disa blerjeve për repartin e avancuar, si Aubameyang dhe Lewandowski. Por, mbi mundësinë e rikthimit të Moratës, francezi është shprehur pozitiv. Zizu e njeh mjaft mirë lojtar, duke qenë se e ka stërvitur në kohën kur trajner ishte Anchelotti.