Reali përleshet me Atleticon për këtë futbollist

162

Reali është duke menduar për merkaton e ardhshme dhe emri i ri në listën e “galaktikëve” është Antoine Griezman. Francezi është një nga lojtarët më të mirë të Atleticos në këtë sezon dhe mund t’i bënte shumë punë Realit në repartin e avancuar.

Sipas “Fichajes.net” skuadra e Zidanit ka kërkuar informacione mbi të ardhmen e Griezman dhe në merkaton e verës do të hidhet në sulm për të bindur 24- vjeçarin.

Portali spanjoll shkruan se në radhët e Realit mund të ketë largime nga reparti i sulmit dhe për këtë fakt drejtuesit po marrin masat për të bërë zëvendësimet e duhura.

griezman

Megjithatë, marrëveshja me Griezman nuk është aspak e lehtë sepse Atletico i ka vënë një klauzolë prej 80 milionë eurosh.

Për të ka pasur interesime edhe nga skuadra të tjera, por dëshira e futbollistit është qëndrimi në Spanjë. Transferimi i tij te Reali varet nga lëvizjet që do të kenë 3 futbollistët e repartit të sulmit, Benzema, Bale dhe Ronaldo. Nëse njëri prej tyre largohet, Griezman është i pari që do të veshë fanellën e Realit.

/Panorama Sport/