Reali pa Ramosin dhe Pepen, shifra katastrofale

82

Në 40 ndeshje zyrtare që skuadra mbretërore i ka zhvilluar pa dyshen e mbrojtjes, Ramos-Pepe, i ka humbur vetëm katër, mirëpo tri prej tyre kanë qenë katastrofale, ajo ndaj Atleticos së Madridit, Alcorconit dhe Real Unionit të Kupën e Mbretit, transmeton Gazeta Sheshi.

Të dielën mbretërit do përballen me skuadrën e Sevillas, ndërkohë dyshja e mbrojtjes, ndeshjen do ta ndjekë nga tribunat e stadiumit, pasi do jenë të suspenduar për këtë ballafaqim. Megjithë Real Madrid ka bilanc pozitiv përkundër mungesës së tyre, mirëpo kur humbet, sigurohet të humbasë mirë.

Shembujt më të mirë mund të jenë duelet ndaj Atleticos së Madridit (4-0), Alcorconit (4-0) dhe Real Unionit (3:2).

Këtë sezonë mbretërit kanë zhvilluar katër përballe pa këtë dyshe duke regjistruar këto rezultate: ndaj Malagas (0-0) në Bernabeu dhe fitoret ndaj Levantes (3-0) dhe Las Palmas (3-1). Në Champions, triumfoi 0-2 ndaj Malmoes. Në këto përballje Varane dhe Nacho ishin titullarë.

/Gazeta Sheshi/