Reali ka telefonuar Moratën, por …

120

Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Emilio Butragueno, besohet se e ka telefonuar Alvaro Moratën pas humbjes ndaj Bayernit. Drejtuesit e klubit madrilen po tentojnë ta bindin sulmuesin e talentuar spanjoll për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu”, por ata janë pa fat, pasi Morata e ka vazhduar kontratën me “Zonjën e Vjetër” dhe nuk pritet të largohet nga kampionët e Italisë, të cilët vit pas viti po forcohen me emra dhe me lojën e tyre gjithnjë e më tepër “evropiane”, transmeton Sport Ekspress.