Reali ia mbyll derën Manchester Unitedit, gati ofertën e re për Bale-n

90

Real Madridi është i vendosur që të mos heq dorë nga uellsiani Gareth Bale.

Sipas mediave spanjolle, klubi “mbretëror” do t’i ofrojë ish-yllit te Tottenhamit kontratën e re, në mënyrë që t’ia mbyll derën Manchester Unitedit.

Klubi nga “Old Traffordi” është i interesuar të blej uellsianin, por duket se ky operacion do të dështojë për shkak se “Los Blancos” janë duke përgatitur ofertën e re në mënyrë që të mbajnë edhe një kohë të gjatë lojtarin në “Bernabeu”.