Reali i tregon vendin Bilbaos

99

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së 24 në La Liga. Ronaldo (2), James dhe Kroos shënuan për Los Blancos, ndërsa Eraso dhe Elustondo për skuadrën baske.

Duhet theksuar se mbretërit në fund të ndeshjes mbetën me një njeri më pak në terren, pasi Raphel Varane, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.