"Reali fitoi në mënyrë të parregullt"

237

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar akuza të rënda mbi Real Madridin.

Gazeta e afërt me Barcelonën ka publikuar një artikull me titullin: “Pesë fitore të Real Madridit në kohë të skaduar”.

Dhe, në mesin e tyre është inkuadruar edhe fitorja e së mërkurës mbrëma që erdhi në minutën e 95-të me golin e Alvaro Morata ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve.

Por, “Los Blancos” vështirë se do të reagojnë ndaj akuzave duke preferuar t’i festojnë tri pikët e rëndësishme.