Reali e përzë këtë futbollist

182

Real Madridi nuk ka ndërmend ta rikthej në skuadër mesfushorin brazilian, Lucas Silva, i cili është i huazuar te Marseille. Të paktën kështu shkruan gazeta sportive franceze, L’Equipe.

Ai është i huazuar te ekipi francez, Marseille, deri në fund të këtij sezoni, por ka zhgënjyer me paraqitjet e deritanishme.

“Los Blancos” po planifikojnë që lojtarin ta rikthejnë në ekipin brazilian, Cruzeiro, nga e kishin transferuar në dimrin e vitit 2015.
Megjithatë agjenti i lojtarit Luiz Rocha ka insistuar se Silva nuk do të rikthehet në Brazil, pasi karrierën dëshiron ta vazhdoj në Evropë.

Silva, i cili u ble për 13 milion euro, ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2021.