Lajm sensacional nga mediat britanike, mbi të ardhmen e Paul Pogbas.
Francezi mund të transferohet në Real Madrid dhe jo në Manchester United.
Ylli i Juventusit momentalisht është në New York, aty ku është edhe Real Madridi për miqësoren me Bayernin e Munichut, përcjellë “Lajmi.net”.
Raportohet për një takim mes palëve, ani pse gjatë ditëve të fundit mediat britanike kanë konfirmuar gjatë gjithë kohës marrëveshjen e Manchester Unitedit me Juventusin.