Real Madrid – Verratti, vjen përgjigja e mesfushorit

150

Mesfushori italian, Marco Verratti nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain. Ai ka mohuar raportimet e mediave se mund të transferohet në Real Madrid gjatë kësaj vere.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Los Blancos do të nënshkruajë me italianin pasi dështuan ta transferojnë Paul Pogban nga Juventusi.

“Deri ta fitojmë Ligën e Kampionëve unë dua të qëndroj në PSG. Ky është qëllimi që i kam vendosur vetës”, ka deklaruar ish-anëtari i Pescaras për Le Parisien.

“Është mirë kur një ekip i madh si Real Madridi është i interesuar për ju, por kam vendosur të fitojë me Parisin”, ka përfunduar ai.