Real Madrid transferon një prej portierëve më të mirë në botë (FOTO)

Real Madrid ka marrë një lajm fantastik në lidhje me një përforcim të madh.

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois ka hapur dyert rreth mundësisë së transferimit në Real Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” janë në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm në vend të reprezentuesit të Kosta Rikës, Keylor Navas.

Dhe, Courtois është objektivi i madh i afatit kalimtar të verës, së bashku me portierin e Manchester United, David de Gea.

Derisa blerja e De Geas është më e vështirë, Courtois raportohet se ka shprehur gatishmëri të rikthehet në Madrid, ku luajti me sukses te rivali i qytetit, Atletico Madrid.