Real Madrid shet një super futbollist për 90 milionë euro (FOTO)

Real Madrid ka njoftuar Chelsean se është i gatshëm ta shesë mesfushorin James Rodriguez por për një çmim të lartë prej 90 milionë euro.

James Rodriguez mund të transferohet në Chelsea, por për një çmim të lartë prej 90 milionë euro.

Real Madrid ka njoftuar “Blues” se mesfushori është në shitje por kushton shtrenjtë, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

James dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu ku nuk konsiderohet si titullar nga trajneri Zinedine Zidane.

Kurse, menaxheri i ri i Chelseas, Antonio Conte dëshiron ta transferojë ish yllin e Monacos në Stamford Bridge.