Real Madrid rikthen rezultatin ndaj Club Brugge por nuk merr më shumë se një pikë

Real Madrid nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit barazuan me rezultat 2-2 në “Santiago Bernabeu” kundër Club Brugge.

Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë me golat e Emmanuel Dennis në minutat e 9 dhe 39.

Por, në pjesën e dytë të lojës mbretërit u rikthyen me golat e Sergio Ramos dhe Casemiros për të marrë një pikë të vlefshme.