Real Madrid refuzon 80 milionë euro për këtë futbollist

119

Skuadra mbretërore njihet për transferimet marramendësi që bën pothuajse në çdo afat kalimtar. Por, krahas të gjithave madrilienët edhe kanë shitur futbollist me shuma marramendëse, siç është rasti i Mesut Ozil, Gonzalo Higuain apo Angel Di Maria.

Real Madrid, para se të merrte vendimin për të mbajtur Alvaro Morata-n, ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh. Morata është kërkuar nga Chelsea dhe Arsenal, mes ekipesh të tjera, pasi madrilenët vendosën të ushtronin të drejtën për ta riblerë lojtarin nga Juventus për 30 milionë euro. Të enjten e kaluar, menaxherët e Morata-s janë takuar me drejtuesit e Real-it, të cilët kanë refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh. Të hënën, një tjetër ofertë prej 80 milionë eurosh, e bërë nga një klub emri i të cilit është mbajtur sekret, ka pasur të njëjtin fat si oferta e parë. Në fillim pritej që kampionët e Europës ta shisnin menjëherë 23-vjeçarin, por Zinedine Zidane ka bindur presidentin Florentino Perez se lojtari ka një të ardhme në Madrid.

Real Madrid riktheu në shtëpi Alvaro MoratënTrajneri francez dhe presidenti i “Los Blancos” kanë besim te sulmuesi dhe kanë siguruar lojtarin e kombëtares spanjolle se ai do të ketë mundësi të barabarta me lojtarët e tjerë për të fituar një vend në formacionin titullar sezonin e ardhshëm. Alvaro Morata dhe përfaqësuesit e tij janë bindur edhe për shkak të zgjedhjeve të bëra nga Zidane në sezonin e kaluar, i cili i ka dhënë një mundësi të riut Lucas Vasquez para një lojtari të afirmuar si James Rodriguez. Ish-lojtari i Juves do të rivalizojë me Karim Benzema për të siguruar vendin e qendërsulmuesit.