Real Madrid “peshkon” në akademinë e Barcelonës

102

Francisco Javier Torralbo dhe Victor Fernandez, drejtues të akademisë së Real Madrid-it kanë vizituar javën e shkuar akademinë e skuadrës blaugranase “La Massia”, njofton mediumi katalunas, El Mundo Deportivo, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjatë vizitës në akademinë e La Massia-s, drejtuesit madrilienë kanë ndjekur pesë takime të gjeneratave të ndryshme të Barcelonës, derisa supozohet që tashmë i kanë vënë cakun disa futbollistëve të rinjë blaugrana për ti sjellur tek Real Madrid-i.

Pablo Moreno është vetëm njëri nga lojtarët e preferuar të zyrtarëve madrilien që luan tek Kadetët A, megjithëse futbollisti edhe në të kaluarën kishte qenë i lidhur me skuadrën madriliene.

Përkundër që nuk ka ndonjë pakt të firmosur me klubin nga futbollistët se nuk kanë të drejtë të largohen nga Barcelona për te Real Madrid-i, familjarët e tyre tashmë janë të njoftuar për të.

/Gazeta Sheshi/