Real Madrid pa telashe në çerekfinale

93

Madrilienët pa ndonjë problem të madh kanë kaluar pengesën e quajtur Roma në këtë fazë të garave në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar në Santiago Bernabeu me shifra identike sikurse në Olimpico (2-0), transmeton Gazeta Sheshi.

1457466748_918630_1457472373_album_grande

Edhe njëherë tjetër ishte Cristiano Ronaldo ai që nisi marshin e mbretërve drejt një fitore të re, derisa realizon në minutën e 64.

Goli i dytë nuk vonoi shumë dhe erdhi pas vetëm katër minutave lojë. Kolumbiani i shumëkritikuar James Rodriguez ka realizuar golin e dytë të ndeshje, për ti dhënë goditjen finale “Ulkonjës romake”.

Kështu, me rezultat të përgjithshëm 4-0, Real Madrid eleminon Romën, për të marrë biletën drejt gjysmëfinales.

/Gazeta Sheshi/