Real Madrid nuk është më klubi më i pasur në botë

112

Skuadra mbretërore e ka humbur primatin në ranklistën e skuadrave më të pasura në botë, të cilën e ka mbajtur për disa vite më rradhë, transmeton Gazeta Sheshi.

Është vështirë të mendohet, mirëpo skuadra kineze Guangzhou Evergrand e ka marrë pozitën e parë, si klubi më i pasur në botë.

Sipas një artikulli të publikuar nga revista Forbes, skuadra nga Super liga kineze udhëheq listën e më të pasurve, derisa më pas ndiqet nga Real Madrid dhe Barcelona.

Madje sipas parashikimeve të fundit, Barcelona shumë shpejt pritet ta tejkalojë skuadrën mbretëore, për shkak të trofeve dhe sponzorëve të shumtë të afruar viteve të fundit.

/Gazeta Sheshi/