Real Madrid në ndjekje të portierëve

150

Pavarësisht formës së mirë të treguar nga 29-vjeçari Keylor Navas, drejtuesit e Real Madrid vazhdojnë të kërkojnë portierë. Pas David de Gea të Manchester United, për të cilin madrilenët kanë kohë që interesohen, los blancos hedhin sytë edhe nga Thibaut Courtois të Chelsea.

Sipas “The Sun” spanjollët po palinifikojnë nisjen e bisedimeve me “Blutë e Londrës” për 23-vejçarin. Belgu para disa ditësh la të kuptohej se e ardhmja e tij në “Stamford Bridge” nuk është sigurtë, pasi londinezët sezonin tjetër nuk do të marrin pjesë në asnjë kompeticion Europian, pasi në kampionat renditen në vendin e 10 me 41 pikë.