Real Madrid merr super lajme para duelit ndaj Atleticos, rikthehet ylli i skuadrës!

306

Real Madridi ka marrë lajm të mirë të enjten në mbrëmje.

Karim Benzema do t’i kthehet skuadrës në momentet më të rëndësishme të kampionatit. Benzema mungoi kundër Real Valladolidit, në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas, dhe “Marca” bën të ditur se ai do të mungojë edhe ndaj Real Sociedadit në vikend.

Megjithatë, lajmi i mirë për madrilenët është se golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë edicion, do të kthehet për derbin e Madridit, kundër Atleticos, në javën e ardhshme më 7 mars.

Benzema kthehet nga lëndimi për derbin me Atleticon

Benzema në këtë sezon ka shënuar 17 gola. Në dy edicionet e kaluara kishte shënuar 57 gola gjithsej.