Real Madrid i lodhur nga James

Siç ka raportuar e përditshmja ABC, skuadra mbretërore është tashmë e lodhur me arsyetimet e pa baza të mesfushorit kolumbian James Rodriguez për shkak të formës së dobët të tij, transmeton Gazeta Sheshi.

Deklarata e fundit e James ka qenë tepër irrituese për zyrtarët madrilien, pasi futbollisti ka thënë se ai luan mirë po të kishte ndihmën e bashkëlojtarëve të tij. Ndërkohë, që mbretërit nuk mund të pranojnë një fakt të tillë, pasi që futbollistët më të mirë gjenden në Madrid, se në Kolumbi.

Sidoqoftë, kjo është vetëm njëra nga arsyet që mund ta mbajë larg nga Santiago Bernabeu mesfushorin kolumbian, deri sa kishte ardhur në Madrid për shumën e 80 milionë eurove.

/Gazeta Sheshi/