Real Madrid gati “operacionin fshesa”

110

Skuadra mbretërore, Real Madrid, është gati të dëgjojë ofertat për dy futbollistët e mesfushës, James Rodriguez dhe Francisco Alarcon Isco, ka njoftuar këtë pasdite pretigjiozja spanjolle AS.

Siç ka raportuar AS, tashmë drejtuesit madrilien janë vënë pas yllit belg të skuadrës londineze Chelsea, Eden Hazard, që duket se po kalon sezonin e fundit në Stamford Bridge.

Nëse do të realizohet ky transferim atëherë dera është e hapur për të dy mesfushorët James dhe Isco, që këtë sezonë nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë dhe tashmë drejtuesit e skuadrës mbretërore janë me gjith vesh nga ofertat që vijnë nga ishulli, me ç’rast disa skuadra nga Premier Liga kanë shprehur interesim për ta.

/Gazeta Sheshi/