Reagon Werderi dhe zbulon të vërtetën pas shumë spekulimeve për Rashicën

Milot Rashica është një ndër lojtarët më të përmendur në Gjermani, për të cilin flitet se mund të largohet nga Werder Bremen.

Klube të shumta nga Anglia dhe Italia sipas shumë mediave interesohen për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Werder Bremen: This is how Frank Baumann plans the quarantine ...

Megjithatë, Frank Bauman, drejtori sportiv i Werder Bremen, ka thënë se deri më tani as s’kanë pasur ndonjë kontakt me ndonjë klub për Milot Rashicën, e lëre më oferta.

“Nuk kemi pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar. Nuk ka asgjë specifike”, u shpreh Bauman.