Reagon sërish Drenica: Për hir të korrektësisë, Kastrati nuk ka të bëjë me fyerjet raciste

Drenica pas ndeshjes ishte ankuar se disa lojtarë të Gjilanit, përfshirë edhe kapitenin Ylber Kastrati, kanë përdorur fyerje raciste ndaj ndaj sulmuesit Harmon.

Lojtari i ka mohuar këto akuza dhe nuk ka vonuar shumë dhe faqja e Drenicës i ka dhënë të drejtë.

“Sqarim për mediat dhe opinionin: Për hir të korrektësisë sqarojmë opinionin se Ylber Kastrati nuk ka të bejë me fyerjet raciste ndaj lojtarit Harmon, por është bërë gabim teknik në etiketimin e emrit te tij!”, thuhet në faqen e Drenicës.

Ndeshja u mbyll 1-1 me Gjilanin që ishte në avantazh pas pjesës së parë.

/Gazeta Sheshi/