Reagon Napoli, gjen zëvendësuesin e Higuainit

290
Ka qenë i shpejtë reagimi i Napolit për të gjetur zëvendësuesin e Gonzalo Higuain, që për 90 milionë euro iu bashkua Juventusit.

Gazeta holandeze, Telegraaf, raporton se Ajaxi ka pranuar ofertën e Napolit për sulmuesin Arkadiusz Milk.

Zyrtarizimi i Milk te Napoli, do të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Napolin.

Klubi nga “San Paulo” do t’ia paguajë Ajaxit 35 milionë euro plus bonuset, për sulmuesin polak.

Milik ishte transferuar te Ajaxi para dy vitesh nga Bayer Leverkuseni për 2.8 milionë euro.