Reagon edhe Besa: Futbolli i Kosovës është shndërruar në zhanër filmi

293

Besa nga Peja është një tjetër skuadër që nuk është e kënaqur me ndarjen e drejtësisë në elitën e futbollit kosovar. Madje, pejanët përmes një reagimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook kanë shkruar se tashmë futbolli po shndërrohet në një zhanër filmi, raporton Gazeta Sheshi.

Reagim nga Bordi i KF Besa ndaj referimit tendencioz te Bajram Gashit.

Kjo qfarë po ndodh te ne,në futbollin e Kosovës i ngjanë një zhanri filmik ….. me regjisor shoqaten dhe referet tendencioz si ky z.Bajram Gashi (Bajram Begu i futbollit Kosovar) dhe disa koleg te sojit te ti.

Ne si Bord i KF Besa deri me sot nuk reaguam edhe pse kemi pasur arsye te reagojmë,por per hir të perkrahjes sonë ndaj FFK-së drejt antarësimit ne arenen nderkombëtare, kemi heshtur,por kesaj heshtjeje i erdhi fundi sot,pas ketij orkestrimi nga referet.

Zanafilla e kesaj qe ndodhi sot ka filluar qysh para 4 javëve, dhe sot e pati kulminacionin me turpin i cili ndodhi ne Pejë, ku KF Besa u demtua nga referi Bajram Gashi direkt në rezultat.

Kunder KF Besa eshte duke u punuar ne menyre sistematike, dhe kjo sot qe ndodhi eshte pika kulminante,mbi te cilen ne si klub nuk kalojmë dhe e denojmë me ashpersinë me te madhe.

Tendenca e orkestruar per demtimin e KF Besa u vazhdua ne ndeshjen e javës se 20, ne ndeshjen KF Besa – KF Feronikeli ne Pejë ku refer kryesor ishte po ky zotria i sodit Bajram Gashi. Ky individ ne menyre te qellimtë, pa asnje arsye, duke qene i mirë informuar dhe i programuar,ndikoj drejtperdrejt ne demtimin e KF Besa duke dhenë karton të verdhë dhe të kuq ne menyrë te deleguar.Ne kete ndeshje neve na ndeshkon 6 lojëtaret kyq te klubit, te cilen paraprakisht ishin te ndeshkuar me nga 4 kartonë të verdhë.Neshkon mbrojtësin kryesor të klubit me 2 kartonë të verdh dhe me te kuq,duke mos pasuar asnje arsye,as start as protestim por ne mendje e ketij zotriut ishte vetem si te demtohet Besa, sepse ja kishin kerkuar.Ne nuk reaguam fare pas asaj ndeshje, edhe pse me se 20 minuta zhvilluam ndeshjen me 10 lojtar dhe ne fund per te qene ne krye te detyres se deleguar ky zotri e vazhdon ndeshjen per 7 minuta,qe eshte rekord per futbollin tonë.Ne pas asaj ndeshje e bemë nje analizë,por duke mos dashur te jemi perjudikues dhe tendencioz nuk reaguam edhe pse e kishim te qartë se ndeshjen e radhes ne mungese te 6 lojtarëve kyq te klubit e kemi veshtirë ta fitojmë.Por prap per hir te mbarvajtjes se gares nuk reaguam.
Sot te gjitha dolen ne shesh se bashku me ket Bajram Gashin, i cili vazhdoj avazin e vjeter qe te na demtoj qellimshem dhe na ndali per momentin nga synimi jonë titulli kampion.
Ne videon te cilen e keni te postuar mund te bindeni per rastin kontestues, ku referi nuk akordoi penallti te paster.
Ne sinqerisht nuk mund te besojm se gjyqtari ka vendosur te mos akordoi penallti kur edhe mbrojtesi i ekipit kundershtar e kap koken per startin qe e beri, dhe ishte e pritshme qe ai edhe te ndeshkohet per startin e berë.

Tash ketij zotriut li ti dalin ne mbrojtje analist e pseudo analist per kete rast, por as llupa e as dyllbi nuk e lajnë me nga ky turp.
Nje duhet ta kuptoj ky z.Bajram Gashi dhe shoket e tij bashkëmendimtar dhe endërues përallash,se garat ne futbollin Kosovar i zhvillojnë klubet ndermjet veti,dhe aty në fushë vendoset kush eshte me i miri.Le ta dijnë edhe nje, se ka shkuar koha kur nje grusht referesh e kanë caktuar se kush behet kampionin,kush shkon ne barazh dhe kush bie nga liga.
Kesaj klike dhe keti referimi i ka ardhur fundi dhe kjo me keshtu nuk shkon.

Me keto veprime te referve te caktuar, klubet e konkretisht KF Besa demtohet rend ne shume aspekte:

1.Largohen donatoret te cilet me nund te madh janë sjelluar ne klub.
2.Humb interesimi i adhuruesve per klubin dhe per futbollin.
3.Hudhen poshte investimet e medha te bera ne klub
4.Deshprohet komplet grupi i futbollistve sepse humb fokusi i garimit.
5.Prishet imazhi i klubit dhe i futbollit ne pergjithësi
6.I shkaktohen klubit humbje te pa riparueshme financiare.
7.Shkakton probleme te mbrendshme zingjirore ne klub.

Andaj mendojmë se ky zotri refer Bajram Gashi, vetem me kete inqizim duhet te denohet pa pasur nevoje as te analizohet me shume.

Kerkojmë nga FFK dhe organet e saj,Komiteti Ekzekutiv,Kryetari Fadil Vokrri dhe te gjithë personat pergjegjes,që te marrin masa urgjente per keto dukuri dhe tendenca te qellimshme, sepse kjo me se paku i duhet ne kete moment Futbollit Kosovar.

Ju njoftojme se ne si KF Besa do te jemi ne pritje te vendimit te organeve te FFK-së per kete rast,dhe deri sa te merret vendimi kerkojmë qe ne te ardhmen ky person mos te delegohet asnjihere kur KF Besa zhvillon ndeshje ne kuader të FFK-së.

Shpresojmë se ky person me sot do ta kete perfunduar karieren e tij prej te ashtu quajturi referi.

Njerzit mund te gabojnë njehere por ju falet,a referet si Bajrami janë duke ndikuar qellimshem dhe po falen,por me jo se nuk do te tolerojmë.
Kesaj metode dhe logjike i erdhi fundi dhe kerkojmë te reagohet sa nuk eshte berë vonë për futbollin Kosovar.

/Gazeta Sheshi/