Reagimi i ashpër i “Forcave” kundër Kajtazit: Largohu sepse me ty po rrezikojmë edhe rënien nga Liga e Parë

Tifo-grupi “Forca” nga Vushtrria ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Bajrush Kajtazit nga klubi, KF Kosova (V).

“Forca” në llogarinë e tyre kanë shkruar se Kajtazi duhet të largohet pasi nuk mundet ta shkatërroj klubin “bardhekaltër”, i cili sipas tyre jo që nuk po vrehen rezultatet për ngritje në Superligë, por që po rrezikohet edhe rënia nga Liga e Parë, shkruan Gazetasheshi.com

Reagimi nga tifo-grupi “Forca”:

“Përmes këtij shkrimi , reagojmë fuqishëm lidhur me rezultatet e dobëta të klubit tonë të zemres, KF Kosova (V).

Humbjet e ndeshjeve ne shtëpi nga ekipet rivale që synojnë rikthimin në superligë e së fundmi sot nga KF Drenasi, na bën me dije që klubi ynë përveç se minimizon shanset për superligë, me këto lojë rrezikojmë edhe rënjen nga Liga e Parë.

Të gjithë jemi dëshmitarë, se gjatë reagimeve tona të shumta që i patëm në të kaluarën, ani pse ato ishin simbolike, hasëm në kundërshtime nga shumë sportdashës e veçanërisht të Xhafer Tahirit, i cili siç po shihet nuk u brengos dhe nuk brengoset për klubin e tij të qytetit.

Lusim edhe një herë të gjithë ata që e duan klubin tonë të zemres, të reagojmë fuqishëm lidhur me situatën e keqe që po mbizotëron, sepse me reagime tona të drejta, mundemi të zgjojmë nga gjumi kryetarin e komunës Xhafer Tahirin, që të veproj sa nuk ështê bërë vonë.

Çdo vonesë rreth kësaj situate në klub, është në dëm të klubit tonë që e ndërtuan të parët tanë një shekull më parë.

Një njeri i pandergjegjshëm nuk mund ta shkatërroj një klub me histori sepse aty është derdh shumë mund”, thuhet në reagimin e K.T Forcave.

/GazetaSheshi/