Milot Rashica, me t’u kthyer në Gjermani tek skuadra e tij Werder Bremen, ka bërë edhe testin për Covid-19
24 vjeçari ka rezultuar negativ dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Stuttgartit, shkruan Gazetasheshi.com
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetarajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt, i cili në intervistën e dhënë për faqen zyrtare të skuadrës gjermane, nder tjera ka deklaruar se futbollistët që kanë luajtur me kombëtaret e tyre kanë rezultuar negativ dhe janë të gjithë në stërvitjet.
“Të gjitha testet për lojtarët që luajtën me kombëtaret e tyre kanë ndalë negativ. Të gjithë janë në stërvitje”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt.
Rashica ka qenë i grumbulluar nga Challandesi, për ndeshjet e muajit mars me Kosovën, por që kanë arritur të marrin vetëm një fitore në ndeshje miqësore me Lituaninë.
Ndërsa në dy ndeshjet tjera Dardanët kanë humbur ndaj Suedisë (0:3) dhe Spanjës (3:1).
/GazetaSheshi/