Rashica pas ndeshjes kundër Bayern: Lojë e ashpër dhe luftë e madhe

Milot Rashica ka luajtur për 90′ minuta në barazimin 1:1 te Werder Bremen kundër Bayern Munich.

Ylli kosovar takimi e nisi nga fillimi, teksa u zëvendësua në kohën shtesë të ndeshjes. Në këtë takim vlen të ceket se Rashica ka pasur disa raste të mira por pa arritur ta konkretizoj, shkruan Gazetasheshi.com

Ylli i Kosovës pas ndeshjes ka postuar në rrjetin e tij social “Twitter” një fotografi të ndeshjes me një mbishkrim.

“Lojë e ashpër dhe luftë e madhe sot”, ka shkruar futbollisti vushtrrias.

Kujtojmë që Werderi në këtë takim ka arritur të marrë një pikë të madhe përballë kampionëve, ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Ndërsa, Kosovari u vlerësua me notën 6.7 nga SofaScore.

/GazetaSheshi/