Rashica kërcënon Islandën

Milot Rashica ka thënë se Kosova duhet ta sulmojë Islandën.

Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica ka thënë se skuadra e tij duhet ta sulmojë Islandën në ndeshjen e ardhshme në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Ai po ashtu ka lavdëruar ardhjen e Besart Berishës në ekipin e Kosovës. “Kemi ekip sulmues dhe duhet ta sulmojmë Islandën”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Ardhja e Berishës është një përforcim i madh për ne sepse është futbollist me përvojë të madhe”, theksoi Rashica.