Rashica i gatshëm t’i ndihmojë Werderit në fundjavë!

BREMEN, GERMANY - APRIL 24: Milot Rashica of Werder Bremen celebrates after scoring his team's second goal during the DFB Cup semi final match between Werder Bremen and FC Bayern Muenchen at Weserstadion on April 24, 2019 in Bremen, Germany. (Photo by Martin Rose/Bongarts/Getty Images)

Milot Rashica duket se e ka tejkaluar plotësisht lëndimin, i cili e mbajti për disa javë jashtë fushave të blerta, teksa pritet të rikthehet në fundjavë për ekipin e tij Werder Bremen, shkruan Gazetasheshi.com.

Informacionin e ka konfirmuar trajneri tij Florian Kohfeldt, i cili në konferencën para ndeshjes ndaj Freiburg ka folur për situatën e futbollistëve të lënduar, ndërkohë që konfirmoi rikthimin e reprezentuesit të Kosovës.

“Tri ditë pushim ishin mirë për të gjithë. Unë kam të gjithë futbollistët e mi në dispozicion. Toprak dhe Mohwald nuk mund të luajnë 90 minuta, por janë të gatshëm. Gjithashtu edhe Milot Rashica”, deklaroi trajneri gjerman.

Image

Ndryshe, Rashica i mungoi Kosovës në ndeshjet e tetorit shkaku i një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë në muajin shtator.

/Gazeta Sheshi/