Rashica i bashkohet familjes së madhe të “Adidas”-it

175

Milot Rashica e ka bërë “hapin tjetër të madh” në Gjermani.

Sulmuesi i Kosovës tashmë ka arritur marrëveshje me kompaninë e madhe të veshmbathjeve, “Adidas”.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Rashica në rrjetin social “Instagram”.

“I lumtur që i bashkohem familjes së Adidasit”, ka shkruar Rashica.

Ndryshe, vushtrriasi aktivizohet te Werder Bremeni në Bundesliga.