Rashica ‘çmend’ mediumet serbe, festës me shqiponjë i japin konotacion tjetër

Milot Rashica ishte futbollisti i ndeshjes në fitoren e Werder Bremenit 3-2 kundër Wolfsburgut.

Reprezentuesi i Kosovës realizoi dy gola dhe në të dy rastet festoi me shqiponjë.

Rashica këtë e bëri për të kujtuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

Mediumi serb ‘Blic.rs’ në mes të tjerash shkruan se Rashica e promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’.

“Milot Rashica, i cili luajti për të gjitha grupmoshat e reja të Shqipërisë dhe në vitin 2016 ndryshoi shtetësinë duke luajtur për Kosovën, festoi dy golat e tij si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen Serbi – Zvicër”, shkruan fillimisht mediumi serb.

“Ai palosi krahët në kraharor me shqiponjën, e cila simbolizon idenë e ‘Shqipërisë së Madhe”, shkruan më tej ‘Blic.rs”.