Ranieri me premtim të madh pas fitores ndaj Swanseas

131
 Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, është shprehur tejet i lumtur me fitoren 4:0 ndaj Swanseas.Ai ka premtuar se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për ta bërë ëndrrën realitet.

“Ishte një paraqitje fantastike. Në mungesë të Jamie Vardyt secili dha diçka më shumë. E dinim që kishim vështirësi  por me angazhimin e secilit ne patëm një ndeshje të mirë”, deklaroi italiani.

“E dimë që do të jetë e vështirë sepse Tottenham janë një skuadër e mirë, por ne do të luftojmë deri në fund. Ne ëndërrojmë dhe tani është e rëndësishme ta bëjmë ëndrrën realitet, është e rëndësishme të luftojmë për atë ëndërr”, u shpreh Ranieri.