“Ranieri është i paaftë, trajneri më i keq që kam pasur”

321

Trajneri më i keq? Ranieri. E thënë sot, duket një çmenduri e vërtetë dhe ndoshta kështu është. Deklarata ka ardhur nga Brazili dhe ka dalë nga goja e Cicinho-s, ish-mbrojtësi i Roma-s, i cili, në të njëjtën intervistë të dhënë për ESPN, ku ka pranuar problemet me alkoolin, ka sulmuar ashpër trajnerin e Leicester.

https://www.youtube.com/watch?v=-kJ0U0VCVhY

Cicinho është pyetur të përmendë emrin e trajneri më të keq që ka pasur në karrierën e tij dhe ai nuk është menduar dy herë: “Ranieri, ai që është shpallur kampion me… nuk mbaj mend as emrin e klubit (Leicester). Nuk ka një sistem loje dhe nuk di të drejtojë një ekip. Kur kam qenë te Roma më ka krijuar gjithmonë probleme. Atij nuk i pëlqejnë brazilianët. Si ka arritur ta fitojë kampionatin anglez? Vetëm fat. Nëse i jep një ekip të madh, do të dështojë”, ka thënë Cicinho, i cili mund të ketë harruar se Ranieri ka qenë një hap larg titullit me Roma-n.