Ramos publikon klipin e dasmës së tij

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio kanë dashur të ndajnë me ndjekësit e tyre përmes rrjeteve sociale një video, që tregon detaje të shumta të dasmës së tyre, të mbajtur fundjavën e kaluar në Sevilla.

Në këto sekuenca filmike mund të shihni shfaqjen e madhe, që çifti bëri në prani të rreth 400 mysafirëve. Ata krijuan një atmosferë tejet festive, të cilës nuk iu mungoi një “skenë” e madhe me lojëra interaktive.

Ramos dhe Pilar Rubio, të cilët, pas ceremonisë bënë një set fotografik, i lanë të gjithë pa fjalë me mënyrën si hynë në ceremoni.

“E paharrueshme”, shkroi kapiteni i Real Madridit pranë videos, që postoi në profilin e tij në Instagram.

Videoja ka marrë tashmë më shumë se një milion shikime.