Ramos me rekord të zi në histori të Real Madridit

108

Sergio Ramos mban një rekord të zi si lojtari i cili ka marrë me se shumti kartona të kuq në histori të Real Madridit.

Kapiteni i Real Madridit në ndeshjen e tij kundër Las Palmas u ndëshkua me kartonin e tij të 20-të, të kuq si lojtar i Real Madridit.

Pothuajse dyfish kartona të kuq më shumë se Fernando Hierro, i cili ishte ndëshkuar 12 herë me kartonë të kuq gjatë kohës se tij tek Reali, që është i dyti në listën Madrilene.

Paradoksal është fakti se Ramos asnjëherë nuk ka marrë ndonjë karton të kuq në 130 ndeshje me ekipin kombëtar të Spanjës.

Ramos pas ndëshkimit me karton të kuq ndaj Las Palmas do të mungojë në ndeshjen që Real Madridi e zhvillon kundër Sevillës në Santiago Bernabeu, për të qenë në dispozicion pas 2 javesh në ndeshjen kundër Barcelonësme 2 prill në Camp Nou.